“Gruan tënde do e ndajmë”, i riu rrëfen pse masakroi të atin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg Selman Aliajn, 28-vjeçarin i cili masakroi për vdekje me çekiç të atin dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës.

Në seancën gjyqësore, organi i akuzës ka lexuar dëshminë e të riut për vrasjen e të atit 74-vjeçar, Fejzi Aliaj. Sipas dëshmisë, Selmani ka rrëfyer se e ka goditur babain disa herë me çekiç dhe më pas e ka fshehur në bagazhin e makinës.

“Më pas e hodha në Liqenin e Farkës dhe u largova në Kukës” ka treguar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai” ka vijon dëshmia e Selman Aliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij, Fran Dashi, ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet ekspertiza psikike, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?