Hajdutë me paruke grabisin shtëpinë në Divjakë, kapen me leshra në dorë

Tre të rinj kanë grabitur mbrëmjen e shkuar shtëpinë e një 62-vjeçari në Divjakë, A.A. Ata ishin maskuar me paruke dhe kapuç dhe ishin armatosur me një thikë kur kanë grabitur.

Policia e Fierit njoftoi se të arrestuarit janë: Olsi Janko, 29 vjeç; Serxhio Duda, 19 vjeç dhe Regist Vodo, 19 vjeç, të tre banues në Divjakë. Atyre iu sekuestruan 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?