“Harruan si erdhët në pushtet”, deputeti i PD-së: Mos u shqetësoni, është thjesht shfaqje!

Pas reagimit të deputetit socialist Pjerin Ndreu për qeverinë ku shprehej se arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë dhe se ca qeveritar-uce kanë harruar se kush i ka sjellë e në pushtet vjen reagimi nga një koleg i tij nga kampi demokrat.

Me anë të një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, deputet i PD-së, Agron Shehaj shkruan me ironi se për herë të parë është dakord me një socialist.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë jam dakord me një deputet të PS. Si e harruan Tahirin me shokë që i solli në pushtet?
Mos u shqetësoni, është thjesht shfaqje! Nuk e harrojnë ata atë se edhe po të donin, nuk i harron ai!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?