Hoxhaj ngushëllon homologun shqiptar për vdekjen e ambasadorit në Maqedoni, Petrit Bushati
Në letër, ministri Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë si dhe për familjen e ambasadorit Bushati.
Ministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e ambasadorit Bushati për diplomacinë dhe shtetin shqiptar gjatë shërbimit të tij të çmuar si ambasador në Maqedoni, në SHBA, Suedi, Serbi si dhe gjatë funksioneve të larta në organizatat rajonale.

