I moshuari vetëvritet në oborrin e shtëpisë në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokastrës, Një 77-vjeçar është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Fushëbardhë. Policia ka bërë me dije se u gjet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi me inicialet R.O. I moshuari sipas njoftimit të policisë vuante nga skleroza.

“Më datë 06.01.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Fushëbardhë, në oborrin e banesës, është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi R.O., vjeç 77, i cili vuante nga skleroza. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut teke e markës “CBS”, me nr. 1580252, kalibër 12 mm, një gëzhojë markës “Moden Nobël Sport 12” dhe leja e armës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?