Ikja prej Bashës e Bylykbashit dhe Spahos tregon rënien e Lulit

Gjithnjë e me shumë po duket se kush e ka tamam elektoratin e PD. Berisha ka shumicën e njerëzve, Basha ka vulën e partisë dhe kryesinë, pasi edhe grupin parlamentar po e humbet përditë. Përveç deputetëve që dolën hapur që ditën e parë pro Berishës dje doli hapur kundër Bashës edhe deputeti Oerd Bylykbashi, një prej ekspertëve më të mirë të PD.

Bylykbashi njihet në PD si politikan që nuk është përzier apo të jetë akuzuar në afera korruptive. Ikja e tij nga Basha shënon kthesën e madhe në grupin parlamentar të PD, në disfavor të Bashës. Por sot deklarimi hapur edhe i Edmond Spahos, deputet dhe profesor i nderuar, ku thotë se do jem me Foltoren e Berishës e jo me Bashën tregon se po ikin një nga një deputetët nga Luli.

Por burime të mirinformuara tregojnë se janë shumë deputetë që do ikin nga Basha e do kalojnë me ish-liderin demokrat për të bërë një PD të bashkuar e të fortë përballë Edi Ramës.

Brenda kësaj vjeshte do kemi rënien e grupit Basha tamam si gjethet e fikut!

SHKARKO APP