Ish-ambasadori shqiptar në OKB: Pas votës sonë në OKB qëndron Turqia
Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka hedhur dyshime të forta që vota e Shqipërisë të jetë e ndikuar nga Turqia.
“Çfarë na kushtonte neve të abstenonim. 21 vende që nuk kanë nevojën që ka Shqipëria, nuk kanë vajtur. Qeveria jonë ka marrë pjesë në ato inaugurimet e radhës në Turqi dhe futej si ai pasagjeri nga mbrapa. Mendon se Turqia nuk e ka konsultuar me ta për një votë kundër SHBA? Votë e imponuar nga Turqia? Jo, është bërë me dëshirë, jo me imponim”-tha Nesho në studion e Report Tv.

