Ish-deputetit Mark Frroku i ulet dënimi, Gjykata e Apelit i jep…
Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme. Ish-deputeti më parë ishte dënuar me 7 vite e 5 muaj burg, ndërsa Apeli sot e ka dënuar me 6 vite burg.
Mark Frroku është dënuar për fshehje pasurie dhe të ardhurat. Ai kishte kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit i ka hequr 17 muaj nga dënimi, duke e dënuar me 6 vite burg.
Më 21 prill 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 7 vite dhe 6 muaj burg ish-deputetin, Mark Frroku, i cili u arrestua në pranverën e 2016. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Por provat në mbështetje të kësaj akuze u konsideruan të pamjaftueshme nga ana e trupit gjykues.
Frroku u gjet fajtor nga Gjykata për tre akuza të tjera, atë për “Pastrim të parave”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”. Këtij dënimi ju shtua gjithashtu dhe ai i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë kohore 4 vjeçare.

