Ish-miku i Ramës, Koço Kokëdhima: Kryeministri duhet nxjerrë me dru nga qeveria

Koço Kokëdhima, kryetar i Zgjidhja, u shpreh në studion e Syri.net, skeptik në lidhje me reformën në drejtësi dhe pritshmërinë për të.

Sipas Kokëdhimës, partitë e vjetra nuk garantojnë vendosjen e drejtësisë për shqiptarët. “Partitë e vjetra bënë pakte para zgjedhjeve të 25 qershorit, morën ato rezultate që diheshin sesi do të ishin, dhe tani çfarë ndodhi, shkelet Kushtetuta për zgjedhjen e Kryeprokurores. Pse nuk e braktisin Kuvendin këto parti? Ky është një parlament i dalë nga zgjedhje jo të lira. Nuk mund të flitet sot për liri në një shtet të kapur nga strukturat mafioze”, tha Kokëdhima. Sipas tij, kurrë Shqipëria nuk ka qenë në një situatë të tillë të mungesës së lirive, përfshi këto ekonomike dhe politike. “Për këto 5 vjet bëj përgjegjës Edi Ramën, Rilindjen dhe Partinë Socialiste për të gjitha çka ndodhur. Nëse opozita kërkon apo ka dëshirë që ne t’i bashkohemi aksionit të saj, atëherë duhet reflektim, duhet të angazhohen të çlirojnë zgjedhjet, duhet të vendosen standardet që nga njëra anë të demokratizohen zgjedhjet dhe në anën tjetër të demokratizohen partitë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?