Ish të përndjekurit kërcënojnë me grevë urie, protestojnë tek Ministria e Drejtësisë

Ish të përndjekurit politikë kanë protestuar tek Ministria e Drjtësisë. Protesta u zhvilluar gjatë takimit të Gjonajt me kreun e antikorrupsionit italian.

Njëri nga protestuesit tha se kërkonim dëmshpërblimin për vitet e denimit duke kërcenuar se ata do të hynin në grevë urie

Ish- të përndjekurit kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë këst shpërblim për vitet e burgut, ndërsa paralajmëruan për një tjetër grevë urie si ajo e vitit 2012. Ata nuk kursyen akuzat ndaj ministres, ndërsa kjo e fundit doli nga dera tjetër e institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo rri aty si nusja e bukur dhe nuk na takon. Këta janë komunistë. Jam i burgosur politik dhe jemi rreth 60 vetë në protestë. Për ne që bëmë grevën e urisë nuk e vë njeri ujin në zjarr. Nuk kam marrë asnjë lek, kam bërë 5 vite burg. Do bëhemi gati për një grevë urie si në vitin 2012”- ka thënë një nga ish të përndjekurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?