Itali, arrin në 11 numri i viktimave nga koronavirusi, 322 të prekur
Arrin në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat italiane raportojnë se ditën e sotme janë regjistruar dhe 4 viktima të tjera. Sipas “Corriere Della Sera” të tre viktimat e fundit ishin mbi 80 vjeç. Ndërkohë numri i të prekurve ka arritur në 322.
Italia është bërë vendi më i prekur nga virusi në Evropë, me 322 raste të konfirmuara dhe 11 vdekje, shumica në Lombardi dhe Veneto. Numri i rasteve atje është rritur ndjeshëm nga vetëm tre që ishin të premten, gjë që ka nxitur autoritetet të bllokojnë qytetet më të prekura. Por virusi ka vazhduar të përhapet. Autoritetet italiane raportuan një rast të ri në Siçili të martën, rasti i parë në jug të Romës.
Të dielën Austria mbylli transportin hekurudhor me Gjermaninë dhe Italinë duke i mohuar hyrjen një treni nga Venecia për shkak të dy rasteve të dyshuara të koronavirusit mes rreth 300 pasagjerëve në bord.
KOHA JONË SONDAZH

