Itali: Në verë nis testimi i vakisinës anti Covid tek njeriu, 6 milion doza gati në 2021
Në Itali do të nisë në verë testimi tek njerëzit i vaksinës anti Covid 19. Objektivi është prodhimi i miliona dozave në një kohë rekord.
Për realizimin e saj kanë bashkuar forcat dhe po punojnë tre kompani, italiania Rei Thera me qëndër në Pomezia, Leucokare në Monaco dhe Univercells në Bruksel.
Sfida e tyre është realizmi i një vaksine të sigurt, mbrojtëse kundër Covid 19 me domosdoshëmrinë e garantimit të miliona dozave në një afat kohor sa më të shpejtë.
Kjo vaksinë për të cilët po punojnë shkencëtarët e 3 kompanive, është një injeksion intermuskular që identifikon në sistemin tonë imunitar proteinën Spike duke e goditur atë para se patogjeni të shkaktojë infeksionin duke dhënë kështu imunitetin ndaj Sars Cov -2.
Proteina Spike njihet si përgjegjëse për depërtimin e virusin në qelizat njerëzore dhe shumëfishimin e infeksionit të tij me aftësi vdekjepururëse.
Kompania italiane Rei Thera infromon se rreth 6 milionë doza nga kjo vaksinë do të jenë gati në fillim të vitit 2021 dhe do të vihen në dispozicion të kategorive sociale më në rrezik nga virusi siç janë personat më të ndjeshëm nga ana shëndetësore, punonjësit sanitarë e forcat e rendit.
“Është një vaksinë europiane, dhe jemi të bindur për rezultatet e shkëlqyera që do të japë testimi klinik i saj, që shumë shpejt do të jetë në dispozicion të popullatës”, deklaron për mediat drejtori i zyrës tekonologjike të kompanisë Rei Thera, DR Stefano Colloca.
KOHA JONË SONDAZH

