Itali, shqiptari arrestohet ndërsa po hipte në avion, ja kush është

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroport nga policia italiane në momentin që do të hipte në aeroplan me destinacion Milanon.

Ai është Betim Ymeri, i shpallur në kërkim që prej vitit 2012. Gjykata e Apelit të Triestes e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg dhe 14 mijë Euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike. Ymeri duhet të vuajë edhe 1 vit e 10 muaj burg.

Oficerët e policisë italiane në aeroport vunë re se dokumenti i 34-vjeçarit përmbante të dhëna që nuk përputheshin me identitetin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, dokumenti i shqiptarit ishte i rregullt dhe i ligjshëm. Betim Ymeri u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e Pagliarelli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?