Italia mbyllet për shqiptarët, zbulohet dekreti që ndalon hyrjen deri më datë …

Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët të paktën deri në fund të muajit korrik.

Dekreti i ri pritet të miratohet mbrëmjen e sotme në Parlamentin italian.

Italia pritet të aprovojë masat e reja anti-Covid të vlefshme nga 15 korriku deri më 31 korrik 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka prezantuar dekretin e ri i cili pritet të aprovohet brenda ditë së sotme në parlament .

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve Ministri Speranza prezantoj dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.

Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë. Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.

Janë vende që kanë një përqindje te lartë të infektuarish në raport me popullsinë.

Dekret i ri parashikon të jenë të detyrueshme; maska në vendet e mbyllura protokoll i sigurisë në vendin e punës; ndalimi i grumbullimeve; masa penale për  këdo që shkel urdhrin e karantinimit; ndalimi i hyrjes së personave që udhëtojnë pa motive nga vendet jashtë BE; karantinim për ata qe udhëtojnë me motiv nga vendet jashtë BE e jashtë zonës Schengen; shtim kontrolli në aeroporte, porte e kufijtë italiane; kontrolle e tamponë për emigrantët klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?