Jepen shpërblimet për bebet, ja kush përfiton
Të gjitha shpërblimet prej 5 mijë lekë për lindjen e fëmijëve kanë filluar të jepen nga Bashkia e Tiranës. Ditën e enjte janë hedhur pagesat e prapambetura për lindjen e fëmijëve për më shumë se 70% të vogëlushve në Tiranë.
Të gjitha çiftet që kanë lindur fëmijë nga viti 2011-2015, në llogaritë bankare që kanë dorëzuar për të marrë shpërblimin për bebet, kanë 5 mijë lekë shtesë prej ditës së enjte. Siç duket sot fëmijë që janë në moshën 5 apo 6 vjeç, do të marrin shërblimin që u jep shteti dhe bashkia kur kanë lindur.
Pavarisht se këta vogëlush janë gati për të shkuar në shkollë, vetëm sot do të arrijnë të marrin shpërblimin e lindjes. Gazeta ”Shqiptarja.com”, shkruan se janë më shumë se 5 mijë fëmijë që kanë marrë tashmë shpërblimin e lindjes. Bashkia thekson se janë kryer pagesat për vogëlushët e lindur në vitit 2011-2015, ndërkohë që vijon procesi për pjesën tjetër.
Shpërblimi për fëmijët e tjerë do të vijojë edhe në fillim të muajit janar 2018. Në kryeqytet çdo fëmijë sapo lind merr një shpërblimi nga shteti prej 5 mijë lekë, por edhe nga Bashkia e Tiranës.

