Ka mbi dy vjet në arrest shtëpie, Durim Bami kërkon të dalë

Durim Bami, personi i akuzuar për kallëzim të rremë mbi një skenar për vrasje deputetësh, është lodhur nga arresti shtëpia ku ka 2 vjet e 9 muaj. Bami i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda lirinë, shuarjes së masës së arrestit.

Kërkesën ia kishte drejtuar më parë, Gjykatës së Lartë, por ajo shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen Krimeve të Rënda.

Durim Bami u bë i njohur fillimisht si atentatori i porositur për vrasjen e deputetit Tom Doshi, çështje ku u përfshi edhe deputeti tjetër Mark Frroku, në burg tashmë,  porosi  kjo që nuk është provuar asnjëherë deri më sot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?