Ka rënë kultivimi i hashashit, por skafet vijojnë
Operacioni “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale vërtet u lançua në fillim të nëntorit, por rezultatet e tij janë të vakta.
Njoftimi i uniformave blu që bën thirrje për aplikime të bën të mendosh se task forcat rajonale dhe ajo qëndrore kanë mungesë burimesh njerëzore. Operacioni do të asistohet nga 7 hetues të huaj, ndërkohë që akoma po punohet për ngritjen e zyrave të task forcës qëndrore, ku do të vendosen edhe pajisjet speciale.
Top Channel shkruan se lufta ndaj kanabisit, që ishte një tjetër premtim duket se është fituar përsa i përket kultivimit. Vrojtimi i fundit i territorit i Guardit di Financias më 3 nëntor nxori rreth 5000 bimë të kultivuara, ndërkohë që për vitin 2016 vetëm të raportuara si të asgjësuara nga policia kanë qenë rreth 2.5 milionë bimë.
Gjatë 100 ditëve ka pasur të paktën 4 tentativa për të kontrabanduar sasi të mëdha droge drejt Italisë dhe Greqisë që janë kapur nga Policitë e vendeve fqinje, në ndonjë rast edhe me bashkëpunimin e policisë shqiptare.

