KAVAJE/ I kishte humbur gruaja, por ajo habiti policinë me dëshminë e saj
Një 35 vjeçar nga Kavaja, ishte vënë në kërkim të bashkëshortes së tij, e cila ishte larguar nga shptëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Më datë 14, shtetasi me iniciale S.H, kallëzoi në Polici se i ishte larguar nga banesa, bashkëshortja shtetasja A.H, 29 vjeç.
Policia ishte vënë në kërkim të bashkëshortes së S.H, prej tri ditësh, menjëherë pas kallëzimit të të shoqit.
Më datë 17, efektivët e Komisariatit të Policisë së Kavajës, kanë gjetur dhe i kanë dorëzuar familjes shtetasen me inicialet A.H.
Por pas kthimit në shtëpi, ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj, përcjell “Panorama”.
Nuk dihet se si kanë vajtur punët mes çiftit, megjithatë Policia ia solli burrit nusen në shtëpi, ndërsa policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

