Hetimet/Kërcënimi i Dhori Kules nga Emiljano Shullazi është filmuar

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e “arrestit me burg” për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, detaje të reja dalin nga dosja hetimore. Mësohet se kërcënimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, nga Emiljano Shullazi, është filmuar nga një kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar përpara njërës prej kamerave të sigurisë së një hoteli me 5 yje në Tiranë. Këtë fakt e konfirmuan burime të prokurorisë. Sipas tyre, prokuroria disponon filmime kur Shullazi dhe Kule janë përballur me njëri – tjetrin. Para rektorit u kërcënua edhe Mynyr Koni, kandidat për rektor në zgjedhjet e Universitetit të Tiranës.

Mësohet se Kules i është kërkuar që të mos mbështesë Konin në garën përballë Klodeta Dibrës.

Sipas burimeve të gazetës Panorama disa persona i kanë zënë fillimisht rrugën Mynyr Konit dhe e kanë futur në makinë, ku i kanë kërkuar që të nesërmen e asaj dite, të dorëhiqet nga gara për rektor në UT.  “Do të mendohem deri nesër”, mësohet se u është përgjigjur pedagogu.  “Dorëhiqu nesër” ka vijuar kërcënimi nga njëri prej personave në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha të shtunën se ishte Emiljano Shullazi i cili kishte kërcënuar Mynir Konin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin paraditen e së mërkurës. E njëjta masë sigurie u dha edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua pa praninë e mediave. Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?