Kërpaçi: Skandal, vepra penale e Ramës që drejtësia…
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, hedh akuzën se kur kreu i qeverisë kryen një vepër penale, drejtësia për të hesht.
Kërpaçi i referohet thirrjeve të Ramës gjatë fushatës zgjedhore, që policët pas orarit të punës, të bënin vota për PS-në. Ajo shton se në vend ka dy drejtësi, një për qytetarin dhe një për Edi Ramën.
”Drejtësia e vendit tonë nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, sepse për oligarkët ka imunitet”. Këtë e quan skandal të madh, ndaj ka bërë thirrjen që qytetarët kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të barabartë.
Statusi i plotë
2 Drejtësi, Një për Edi Ramën-Një për qytetarët e thjeshtë!⏳ Një qytetar Shqiptar, kur kryen një vepër penale, shkon përballë drejtësisë! Kryeministri i vendit, Edi Rama kryen një vepër penale, i kërkon policisë të heqi kapelen dhe të bëj vota për Rilindjen, dhe drejtësia hesht dhe nuk merr asnjë masë! Pra, drejtësia e vendit tonë nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, sepse për oligarkët ka imunitet!❌❌ Skandal i madh!? Njerëzit kërkojnë e meritojnë drejtësi që është e barabartë për të gjithë qytetarët!?

