Kështjella japoneze në flakë! Digjet trashëgimia botërore 500-vjeçare

Një zjarr ka shkatërruar strukturën kryesore të kështjellës Shuri, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO në Okinava, i cili simbolizon si mbretërinë e lashtë Ryukyu, ashtu edhe rimëkëmbjen e ishullit jugor japonez nga Lufta e Dytë Botërore.

Flakët nisën mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të kështjellës, duke u përhapur me shpejtësi në ndërtesat e tjera e tjera të kompleksit.

Nuk pati raporte për të lënduar, megjithatë rezidentët aty pranë u evakuuan të gjithë ndërsa zjarrfikësit u angazhuan për orë të tëra në betejën me ferrin e flakëve. Kështjella e drunjtë, e ndërtuar 500 vjet më parë në kohën e Dinastisë Ryukyu, u cilësua në 1933-shin si thesari kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u shkatërrua pothuajse plotësisht në një betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe struktura aktuale ishte një rikonstruksion. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, dihet vetëm se alarmi i kompanisë së sigurimit, ra diku rreth orës 02:30 të mëngjesit. Dinastia Ryukyu ishte një mbretëri që lulëzoi falë tregtisë detare e lidhi të gjithë vendet e rajonit, dhe kështjella e Shuri, megjithëse kishte ndikime arkitektonike nga Kina dhe Japonia, ishte në qendër të kësaj kulture unike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?