Kishte shkuar për turizëm, shqiptarit i gjenden 96 kg drogë në makinë

Në zonë e njihnin si turist, por pas hetimeve, policia italiane i hoqi maskën shqiptarit, i cili përfundoi në pranga, teksa në magazinë iu sekuestrua 96 kg drogë.

Mediat italiane e përshkruajnë arrestimin e tij, si arrestimi i babagjyshit të marijuanës.

Me kontrollin në magazinë, pas sinjalizimit të banorëve të zonës në pranga u vu shqiptari 24-vjeçar me iniciale E. H.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kishte hyrë si turist, por prej javësh kishte marrë në dorë trafikun e drogës në këtë zonë. Në vend, policia zbuloi thasët me marijuanë, makineritë për paketimin e saj dhe mjetet e tjera që përdoreshin për këtë trafik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bën me dije se vlera e drogës së sekuestrua arrinte në 600 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?