KLP, ONM rekomandime për 4 kandidatët e Shoqërisë Civile
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i (ONM) ka dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë rekomandimet për 4 kandidatët nga Shoqëria Civile për Këshillin e Lartë të prokurorisë.
Shefja e OMN-së, Genovefa Ruiz Calavera njofton në rrjetin e saj social Twitter, se “Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë dorëzuar rekomandime për kandidatët e #shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ky proces është vendimtar për të ecur përpara me formimin e organeve qeverisëse të drejtësi”,shkruan Calavera.
Përfaqësuesit e OMN-së ia dorëzuan raportin Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj. Nga vlerësimi shqiptar, kandidatja me më shumë pikë është renditur Entela Baci (Hoxhaj) me 81 pikë. I dyti është Andi Muratej me 79.5 pikë, ndjekur nga Mimoza Qinami me 79 pikë.
Më pak pikë ka mbledhur nga vlerësimi i komisionit të Shoqërisë Civile ish-prokurori Alfred Balla, ku në renditje ai është i katërti me 69 pikë. Pas marrjes së këtij raporti, Kuvendi i Shqipërisë duhet të mblidhet përmes komisionit ad hoc dhe të zgjedhë kandidaturat.

