Krimet e Rënda, 3 drejtuesit që mund të largojë Prela
Drejtuesja e re e komanduar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ende nuk ka zhvilluar një mbledhje pune me prokurorët dhe oficerët e kësaj prokurorie.
Ditën e parë të detyrës së re, Prela, nuk ka qëndruar gjatë në zyrë, pasi i është dashur të shkojë në Durrës, ku do bëhej prezantimi i Anita Jella, ndërsa Prelës i nevojitej të bënte dhe dorëzimet e çështjeve që kishte në hetim.
Pritet që ditën e hënë Donika Prela të thërasë në një mbledhje të përgjithshme të gjithë stafin e këtij institucioni. Por lëvizja që është mëse e diskutueshme në rradhët e prokurorëve është se si do të sillet drejtuesja e re e këtij institucioni, me ndryshimin ose jo të zv/drejtuesve të kësaj prokurorie, raporton shqiptarja.com.
Tre zv/drejtuesit e kësaj prokurorie mund të ndryshohen nga Prela në ditët në vijim, duke zgjedhur vetë emrat e personave të ngushtë me të cilët ajo do bashkëpunojë dhe hetojë. Mos harrojmë që në dorë të Donika Prelës, qëndrojnë çështje penale mjaft të nnxehta, jo vetëm nga aspekti i hetimit por dhe ndjeshmërisë së opinionit publik.

