Kronavirusi në Kroaci. Pacienti ishte në San Siro për ndeshjen Atalanta-Valencia

Kroacia ka konfirmuar sot rastin e parë më koronavirus. Kryeministri Andrej Plenković deklaroi se pacienti i parë që ka rezultuar me virus është shtruar në masa të rrepta mjekësore në një klinikë të specializuar.

Ai deklaroi se pacienti ka ardhur nga Italia, qyteti i Milanos. Plenković tha se pacienti ka qenë në Itali nga datat 19 deri në 21 shkurt, raportojnë mediat kroate.

Portali më i ndjekur kroat “24sata.hr” raporton se i riu i infektuar ka qenë në stadiumin e San Siros në Itali për të ndjekur ndeshjen Atalanta-Valencia, e cila u zhvillua më datën 19 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu është punonjës në një kompani të madhe teknologjike në Kroaci. Pas lajmi për koronavirusin, familja e tij si dhe gjithë stafi i kompanisë është izoluar për t’u kryer analizat.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?