Kryeprokurorja Marku takim me ambasadoren Vlahutin
Aktualitet E Mërkurë, 21 Korrik 2021 04:53
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku po zhvillon një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin.
Ky është takimi i parë i Kryeprokurores me Vlahutin që prej marrjes së detyrës.
Mendohet se tema e diskutimet është ecuria e reformës në drejtësi.
Marku më herët ka takuar edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, por edhe ambasadorë të tjerë të akreditur në vendin tonë.

