Kthehen emigrantët, mbi 5 mijë pasagjerë në ditë zbarkojnë në portin e Durrësit

Rreth 5 mijë pasagjerë dhe 1500 makina kanë mbërritur dje në portin e Durrësit me 6 tragete që ishin nisur nga portet italiane.

Pasagjerët shprehen se ka pasur vonesa disaorëshe në portet italiane, për shkak të fluksit të madh të krijuar atje, ndërsa nga ana tjetër në portin e Durrësit procedurat zgjasin më pak në kohë.

Nisja e fluskit në prag të festave të fundvitit ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e tragateve për të përballuar fluksin në fjalë. Dy nga tragetet që kanë mbërritur më herët mëngjesin e sotëm në Durrës janë nisur sërish drejt Italisë për të ardhur përsëri pasdite vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e Doganës dhe Policinë Kufitare kanë rritur numrin e sporteleve për përballimin e fluksit të udhëtarëve, i cili pritet të zgjasë deri në prag të ndërrimit të viteve./agjensia durreslajme

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?