Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm për Kombinatin
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 23:33
Zona e Kombinatit do të ketë kufizim të përkohshëm të furnizimit me ujë.
Njoftimi vjen nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe kjo sipas tij është pasojë e një remonti të OSHEE.
Në këtë mënyrë Depo e Ujit Kombinat nuk ka mundur të kryejë plotësisht proçesin e furnizimit.
UKT thotë se punonjës të OSHEE dhe të UKT janë angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet.

