Kush ishin shqiptari dhe ganezja që vdiqën sot në Tiranë, bashkëjetonin që nga janari

Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës ishin në një lidhje bashkëjetese prej janarit të këtij viti.

Ata u konfliktuan në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Fillimisht 31-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.

Ajo ishte zhvendosur në Shqipëri për të jetuar me shqiptarin teksa në faqen Facebook të këtij të fundit duken foto të tyre të përbashkëta dhe mesazhe dashurie.

31-vjeçari ndërroi jetë në vend, kurse ganezja me pasaportë franceze në spital. Ajo ndërkohë kishte hyrë sot në Shqipëri për të takuar Pirën në banesën e marrë me qira në Tiranë.

SHKARKO APP