Kush kursen më shumë në Shqipëri?! Nuk janë gjirokastritët…..
Shumëkush ka nisur të mendojë për paratë që duhen për shëndetin, për kredinë, për makinën, apo edhe më larg, për pushimet e verës. Ka nga ata që kanë menduar për këto raste dhe kanë hequr disa lekë mënjanë, ndërkohë që pjesa më e madhe e shqiptarëve as që e mendojnë dot të kursejnë.
Referuar Bankës së Shqipërisë, qyteti ku kursehen më tepër para në bankë është Tirana. Individët në kryeqytet kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka Tirana (pjesa tjetër zotërohet nga bizneset e institucionet). Çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 370 mijë lekësh.
Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 361 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime.
Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 260 mijë lekë depozita për frymë.
Të katërtët janë korçarët, (226 mijë lekë për frymë) që njihen për nikoqirë dhe si të tillë e administrojmë më mirë paranë, duke lënë disa mënjanë.

