LAJMI I FUNDIT/ Foshnja 15 muajshe mbërrin pa shenja jete në urgjencën e Durrësit
Mësohet se vajza 15 muajshe me iniciale N.A. banuese në Fllak të Durrësit ishte e shoqëruar me prindërit në momentin që kanë hyrë në urgjncë rreth orës 02:30 të ditës së sotme, sic bën me dije policia.
Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton BalkanWeb, se fëmija që ka shkuar e vdekur në urgjencë para tre ditësh është vizituar në Pediatri për virozë. Madje prindërit e saj, kanë thënë në polici se mjeku i ka dhënë edhe një recetë me ilaçe, të cilat ia kanë përdorur vajzës.

