Lë mandatin, Tahiri letër Ruçit: Kërkoj që…(Zbardhet kërkesa)

24 orë pasi bëri me dije se heq dorë nga mandati i deputetit, ish-ministri i Brendshëm,  Saimir Tahiri ka bërë zyrtare kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, teksa rreth mesditës ka zbatuar procedurën duke dërguar dokumentin zyrtar në Kuvend.

“Për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej Jush të ndiqni procedurat ligjore që parashikon ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e Tahirit.

Një ditë më parë ai deklaroi publikisht se heq dorë nga mandati dhe do të dalë para drejtësisë si njeri i thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?