Lëvizja e prokurorëve, Strazimiri: Shkak dosjet që vënë në siklet PS

Rrokada në Prokuroritë e rretheve, të lëvizjeve të firmosuara nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka nxitur një debat politik mes maxhorancës dhe opozitës.

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, shkruan se deputetët e PS-së garantuan se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk do të bënte lëvizje, por që sipas tij, znj.Marku po bën të kundërtën, duke lëvizur prokurorët që kanë në duar dosjet që vënë në siklet PS-në.

”Partia përmes shoqes Ermonela dhe shokut Blendi Çuçi, betohej “për ideal të partisë” që, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk do të kishte as kompetencë e as porosi nga Partia për të transferuar, komanduar dhe emëruar prokurorët, veçanërisht ata të dosjes “Tahiri”, “Sejdini”, “Sota”, që futën në siklet Partinë”,-shkruan Strazimiri në një postim në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për deputetin demokrat, që në momentin e parë që nga zyra e Kryeprokurorit u lirua, znj.Marku nuk ka bërë gjë tjetër veç se ka larguar prokurorët që do të çonin në rrjetë peshqit.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Në Prokurorinë e Përgjithëshme (të përkohëshme) nuk është bërë asnjë punë tjetër përveç largimit të prokurorëve të sipër-paralajmëruar nga opozita, dhe lirimit të secilit prej “peshqve” respektivë nga ajo çikë “rrjetë” që kishte ky shtet”,-shkruan më tej deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

Postimi i plotë

Fiks një muaj më parë, PARTIA përmes shoqes Ermonela dhe shokut Blendi Çuçi, betohej “Për Ideal të Partisë” që, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk do të kishte as kompetencë e as porosi nga Partia për të transferuar, komanduar dhe emëruar prokurorët, veçanërisht ata të dosjes “Tahiri”, “Sejdini”, “Sota”, që futën në siklet Partinë!!!

Mirëpo, “për ideal të Partisë”, që në sekondën e parë që u lirua “karrigia”, në Prokurorinë e Përgjithëshme (të përkohëshme) nuk është bërë asnjë punë tjetër përveç largimit të prokurorëve të sipër-paralajmëruar nga opozita, dhe lirimit të secilit prej “peshqve” respektivë nga ajo çikë “rrjetë” që kishte ky shtet…

https://www.facebook.com/gent.strazimiri.3/posts/1687208924670196

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?