Llixhat në Elbasan bosh, pandemia e Covid “paralizon” turizmin kurativ
Masat kundër covid-19 kanë lënë bosh Llixhat. Në Elbasan, bizneset e lidhura me këtë sektor thonë se të gjitha prenotimet janë anuluar.
Prill maj, konsiderohet sezoni i llixhave. Por si kurrë më parë, këtë vit janë bosh.
Në funksion të turizmit kurativ, në zonën e Elbasanit janë ndërtuar disa dhjetëra struktura akomoduese.
Të gjitha janë bosh, pasi rezervimet janë anuluar.
Të dëmtuar edhe banorët e zonës që siguronin punë në këtë industri.
Banjot termale të Elbasanit njihen për kurimin e sëmundjeve të ndryshme reumatizmale, gjinekologjike si dhe disa sëmundje të kockave.