Lushnje, vdes burri me biçikletë që u godit nga makina

Një 49-vjeçar nga fshati Këmishtaj i Lushnjes, Gj. P. ka ndërruar jetë pas një aksidenti që pësoi dje në Divjakë.

Ai ishte duke qarkulluar me biçikletë kur u godit nga një makinë Golf, që drejtohej nga Alban Pashaj, 32 vjeç, banues në Lushnje.  Viktima u dërgua në Spitalin e Traumës, Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë autorin e aksidentit, Alban Pashaj, 32 vjeç. Çështja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?