”Ma vranë djalin”, babai i Florencit: Hetimit do i shkoj deri në fund

23-vjeçari nga Shkodra, Florenc Beqiraj, ndërroi jetë mbrëmë në një spital në Marsejë të Francës, pas një javë qëndrimi në koma. Mjekët pasi nuk i kishin dhënë shpresë familjarëve, pa miratimin e tyre, i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë 23-vjeçarin.

Gëzim Beqiraj, babai i 23 vjeçarit, zotohen se do t’i shkojë deri në fund hetimit. Ai pohoi se mjekët franceze i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të rij.

Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kam marrë avokat dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vdekja e të riut ka tronditur mbarë opinionit publik, pasi është një ngjarje e veshur me shumë mister. Mjekët thanë se 23-vjeçari kishte mos-funksionim të trurit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?