Makina përplaset me murin rrethues, dy të plagosur në mbikalimin e Maminasit
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi rreth orës 11:30, në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ndodhi te mbikalimi i Maminasit, ku automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.
Për pasojë janë lënduar pasagjerët, shtetasit E. H. dhe A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

