Mallkimi i shqiptarëve për çekët, turistja rrëzohet në kanionet e Skraparit
Një turiste çeke ka pësuar një aksident në kanionet e Skraparit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme dhe turistja ka qënë duke shkrepur foto në vendin e quajtur “Legjenda e nuses”.
Policia bën me dije se turistja 73-vjeçare ishte pjesë e një grupi turistësh të cilët po udhëtonin vetëm, pa guidë turistike.
Gruaja ka pësuar disa fraktura dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Më dt.18.4.2017, në Kanionet e Skraparit, në vendin e quajtur “Legjenda e nuses” shtetasia çeke V.M 73 vjeçe, duke bërë foto në natyrë është rrëzuar nga një lartësi 3 m, si pasojë ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit”,- sqaron policia.
Rikujtojmë që ku aksident i turistes çeke nuk është i pari, pasi vetëm një vit më parë dy turistë çekë në Dukagjin, u plaçkitën dhe u vranë, ndërkohë disa kanë humbur e disa janë mbytur.
Këto aksidente të frikshme ndodhin për shkak se turistët preferojnë të udhëtojnë vetëm pas guida vendase që e njohin territorin shqiptar.

