Manastirliu: 1.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit do të rialokohen për shërbimin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, tha se gjatë mbledhjes së qeverisë miratuan vendimin për rialokimin e fondeve të shërbimit spitalor. Ministrja theksoi se janë rialokuar 1.3 miliardë lekë nga buxheti i shetit që do të trupëzohen në buxhetin spitalor.

Kemi një vendim që ka të bëjë me rialokimin e fondeve për shërbimin spitalor nga skema e detyrueshme e kujdesit shëndetësor ku në kuadër të të gjithë punëve të bëra në shëndetësi, investime të kryera, të politikave qeveritare për mbështetjen e financimit të pagave dhe rritjes për personelin mjekësor, ku kujtojmë se këtë vit kemi pasur rritje historike të pagave për mjeket specialistë, atëherë buxheti i shtetit ka alokuar për këtë rritje 1.3 miliardë lekë që trupëzohen në buxhetin spitalor.

Nga ana tjetër, duke qenë në investimet e bëra në këto vite dhe me fokusin për të zgjeruar garën e shërbimeve spitalore, në kuadër të të gjithë investimeve të kryera, kemi vendosur që të bëjmë rialokime duke krijuar rezervën e nevojshme për t’i atribuuar çdo spitali buxhetin e nevojshëm sa i përket mbulimit të pagave dhe gjithashtu edhe shpenzimeve operative të spitaleve që kanë të bëjnë me elementët që përmenda më sipër dhe që garantojnë një financim të sigurt për spitalet dhe rritjen e numrit të ekzaminimeve dhe interventeve dhe shërbimeve mjekësore”, theksoi ajo.

 

SHKARKO APP