Manastirliu tek fëmijët pa kujdesin prindëror, apelon për birësimin e tyre

Për tu dhënë pakës shpresë dhe ngrohtësi fëmijëve pa kujdes prindëror, në këtë ditë feste ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu festoi Krishtlindjen me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa” në Tiranë.

“Sot festohet në institucionet tona të kujdesit social në të gjithë Shqipërinë dhe jam shumë e lumtur të kaloj këtë festë mes 32 fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes. Është detyrim i ynë për t’u kujdesur për foshnjat që janë pa kujdes prindëror dhe kemi angazhimin maksimal për t’u kujdesur në stadartin më të lartë për fëmijët”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu bëri dhe një apel për këdo që ka mundësi t’i ofrojë një familje fëmijëve pa kujdes prindëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Objektivi ynë është të deinstitucionalizojmë shërbimet dhe të kthejmë sa më shumë fëmijë, në rastin më të mirë pranë familjes biologjike apo familjeve alternative birësuese. Vetëm gjatë këtij viti, nga kjo qendër u kthyen pranë familjeve biologjike dhe u birësuan 17 fëmijë dhe 3 fëmijë janë në proces birësimi”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para dy orësh ministrja Manastirliu ka postuar një video kartolinë ku uron “Gëzuar festat!” me pamje të mrekullueshme të “foshnjave babagjyshe”.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/392079251248131/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?