FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Të hetohen zyrtarët. Qeveria të zbatojë urdhrat e Prokurorisë

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani takoni sot kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilit i dorëzoi rekomandimet e qeverisë për politikat penale . Edhe pse takimi është i përvitshëm, pritet që gjatë tij të preken edhe tema të tjera si reforma në drejtësi apo konflikti më i fundit me policinë për pajisjen e përgjimit të Policia e Shtetit.

Takimi zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Manjani kërkoi një strategji më eficente për hetime nga prokuroria.

“Prokurori duhet të jetë në vendngjarje. Nuk kemi ne institucion më profesional sesa prokuroria. Nxisim për një hetim të shpejtë për çdo insinuatë apo akuzë publik. Lufta kundër korrupsionit është prioritet, nuk duhet të keni frikë nga hetimet”,- tha Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Manjani kërkoi nga organi i akuzës që të nis hetimet për ccdo rast abuzimesh ndaj zyrtarët e larë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kërkojmë hetim të plotë për të gjithë dhe për këdo pavarësisht shkallës së hirearkisë që gjendet në administratën shtetërore. Mos kini frikë. Hetimi është e domosdoshme.  Kryeni veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi. Nxisim hetim të shpejtë të çdo episodi apo  dokumenti që shfaqet apo ekspozohet publikisht apo në rrugë të tjera, të hetohet me profesionalizëm. Jam i bindur se pas hetimit profesional ka dhe ndëshkim shembullor.  Të shtohet numri i zyrtarëve të lartë në hetim, duke nisur edhe nga ministri i Drejtësisë, nëse ka nevojë. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë. Urdhri i prokurorisë është ligj dhe i detyrueshëm për  qeverinë”,- u shpreh Mannjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?