Marku firmos lëvizjet e reja në Prokurorinë e Tiranës

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur të tjera lëvizje në prokurori. Këtë herë janë bërë në prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se Valentin Preçi dhe Kasem Berberi janë komanduar si shefa seksionesh. Preçi ka marrë postin e shefit të seksionit kundër pronës ndërsa Berberi ka marrë postin e shefit të ekzekutimeve të vendimeve penale.

Prej 29 dhjetorit 2017 Prokuroria e Tiranës drejtohet nga Dritan Reshka, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku largoi drejtuesin e mëparshëm Petrit Fusha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë pak ditë më parë u bënë ndryshime të drejtuesve dhe në prokurorinë e Elbasanit, Kukësit, Durrësit e Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?