Mashtroi shtetin zviceran për 20 vite duke u hequr si invalid, dedektivët kapin mat shqiptarin
ZVICËR – Mashtrimi i një shqiptari nga Kosova i cili për 20 vite ka marrë reth 900 mijë franga në Zvicër duke u konsideruar invalid ka marrë fund. Dedektivët privatë socialë kanë zbuluar se ai nuk është invalid, shkruan aargauerzeitung. Në vitin 1996, kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij dhe për këtë ai merrte pensionin e invaliditetit.
Tani para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij, e cila akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Të njëjtën gjë do të bëjë dhe djali i 56-vjeçarit. Nëse del që kosovari ka përfituar në mënyrë të parregullit do të mund të dënohet 6 vite burg.


