Mbushi stanin me drogë e armë, si e gjeti policia
Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i saj. Policia bën me dije se ka sekuestruar 281 kg kanabis dhe një armë zjarri, në kuadër të operacionit të koduar “PESJAKU”.
Lënda narkotike është gjetur në stanin e shtetasit Hysen Brahimi pas një kontrolli nga policia.
Si rezultat i kontrollit Policia i ka gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë.
Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi: Hysen Brahimi, 60-vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

