LEXONI LAJMET E FUNDIT
Facebook Icon KOHA JONË NË FACEBOOK Facebook Icon KOHA JONË NË INSTAGRAM YouTube Icon KOHA JONË NË YOUTUBE
Koha Jone Logo

E përditshme e pavarur

  • LAJME
  • SPORTI
  • EKONOMI
  • SHOWBIZ
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • RAJONI
  • BOTA
  • WEBTV

Më shumë rezultate...

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • MË TË FUNDIT Kosovo Flag
  • LAJME
  • SPORTI
  • EKONOMI
  • SHOWBIZ
  • AKTUALITET
  • KOSOVA Kosovo Flag
  • RAJONI
  • BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SHËNDETI
  • EDITORIAL
  • WEBTV
  • Facebook Icon
  • Instagram Icon
  • YouTube Icon

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

NDËRTUAR DHE MIRËMBAHET NGA
Swiss Digital Logo
Koha Jone Logo

E përditshme e pavarur

Më shumë rezultate...

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • LAJME
  • EURO24 Logo WEBTV
  • SPORTI
  • EDITORIAL
  • SHOWBIZ
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KOSOVA
  • RAJONI
  • BOTA
  • KULTURA
  • TEKNOLOGJI
  • SHËNDETI

Me dashuri nga Shqipëria, si jetojnë të huajt në Tiranë!

Aktualitet E Premte, 23 Korrik 2021 00:22

Shqipëria që pas rënies së sistemit diktatorial ka ndryshuar shumë dhe ata që kanë padyshim një peshë të rëndësishme në këtë çështje, janë shqiptarët që kanë emigruar në vende të ndryshme të botës.

Largimi i qindra mijëra shqiptarëve, drejt vendeve të Europës, Amerikës, Australisë dhe më gjerë, ka ndikuar që kultura shqiptare të transmetohet ndërkohë që edhe kultura të tjera të sillen në vend, për shkak të ndërveprimit kulturor.

Koha YouTube Channel

Nga ana tjetër, mijëra të rinjë shqiptarë kanë zgjedhur që të studiojnë në vende të ndryshme, duke bërë që të marrin edukim më cilësor si dhe të prezantojnë vlerat më të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 27-vite nga dalja e Shqipërisë nga regjimi totalitar ku qëndroi për 50-vite, shumë tipare të shqiptarëve kanë ndryshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke nisur që nga kultura, mënyra e jetesës, mënyra e të menduarit, vepruarit apo edhe emancipimit të shoqërisë.

Duke u nisur nga këta faktorë, por edhe shumë të tjerë që shqiptarët i kanë traditë të ngulitur ndër shekuj, shumë shtetas të huaj preferojnë që të vijnë për të jetuar në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i dy vajzave polake, si dhe i një djali kanadez dhe britanik, të cilët kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri.

Magdalena Lasa, ka 7-vite që jeton në Shqipëri dhe ardhja këtu nuk ka qenë rastësi. Teksa studionte në Itali, ajo është njohur me bashkëshortin e saj, me të cilin janë martuar dhe prej vitesh jetojnë në kryeqytetin shqiptar.

Ajo thotë se që nga momenti ku u njoh me bashkëshortin e saj, e ka adhuruar Shqipërinë, ndonëse ka ende disa gjëra për të cilat Shqipëria duhet të punojë për të zhvilluar akoma më shumë jetën e qytetarëve.

Si rasti i Magdalenës, është edhe ai i Kristina Vjeshboviç e cila jeton në Shqipëri prej 11-vitesh.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur që jeton në Shqipëri, ndonëse Tirana nuk i pëlqen shumë, për shkak të trafikut të rënduar, ajrit të dnotur, mungesës së hapsirave për të kaluar kohën e lirë etj.

E pyetur se cila ka qenë gjëja që e ka bërë më kurioze për ta njohur Shqipërinë, ajo thotë se janë traditat e shqiptarëve për të qenë mikpritës, të kujdesshëm ndaj të huajve, tolerantë dhe me parime të forta për familjen.

Por, nuk janë vetëm vajza të huaja janë ato që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri dhe të martohen me shqiptarë.

Bassam Libde është një djalë nga Kanadaja, i cili pasi është njohur me bashkëshorten e tij, shqiptare, kanë vendosur që të vijnë për të jetuar në Shqipëri.

Ai thotë se kur ka ardhur këtu është mrekulluar me natyrën shqiptare, me kulturën, traditën, vijën bregdetare por edhe ushqimin shqiptar.

Ai thotë se, gruaja e tij i ka treguar pjesën më të madhe të Shqipërisë, pro se ka dëshirë ta prekë atë në çdo pëllëmbë.

Të njëjtin fat, ka pasur edhe Ed…. i cili në fakt sapo ka ardhur në Shqipëri.

Ai thotë se gjëja e parë që i ka bërë përshtypje, sapo ka mbërritur në Shqipëri, është kushina dhe mikpritja shqiptare.

Bassami, Magdalena, Kristina dhe Ed duke qenë se kanë studiuar në fusha të ndryshme dhe fati deshi që ata të vijnë në Shqipëri, kanë ngritur një Qendër të Gjuhëve të Huaja, përmes së cilës synojnë që të përgatisin të rinjtë shqiptar, për të qenë sa më të suksesshëm nëse duan të studiojnë jashtë.

Duke punuar me shqiptarët, Bassami, Magdalena, Kristina dhe Edi thonë, se shqiptarët janë njerëz shumë të dedikuar, janë të fokusuar për të mësuar sa më shumë të jetë e mundshme si dhe të ecin përpara.

Megjithatë, ata kanë edhe një kërkesë për institucionet shqiptare: Që të punojnë akoma më shumë për të forcuar sistemin arsimor, pa të cilin askush nuk mund të ecë përpara.

Për sociologët, ardhja e të huajve në Shqipëri dhe bashkëjetesa perfekte me shqiptarët, është një fenomen shumë pozitiv, i cili i jep një tjetër hov zhvillimi shoqërisë shqiptare.

Për sociologen Entela Binjaku, shkëmbimet kulturore mes vendeve e pasurojnë akoma më shumë kulturën shqiptare, por ajo çka më së shumti i tërheq të huajt, për të ardhur dhe jetuar e punuar në Shqipëri, është mikpritja, toleranca, përkujdesi dhe traditat e forta të familjes shqiptare.

Binjaku thotë se celebrimi i të rinjve shqiptar me ata ta huaj, është edhe pasojë e prezantimit të vlerave më të mira të shqiptarëve, në vendet ku kanë studiuar apo jetuar, edhe si pasojë e emigrimit ndër dekada e shekuj.

Jo vetëm gjatë periudhës së mesjetës, por edhe në modernitet, është intensifikuar vrullshëm lëvizja e njerëzve çka solli dhe një perfeksionim të shoqërisë shqiptare.

Kjo ka bërë që profili i shqiptarëve të marrë një tjetër dimension, ndryshe nga sa ishte në vitet 1990, kur shumë shqiptar u përfshinë në aktivitete që ndikojnë negativisht në shoqëri.

/Ora News

 

SHKARKO APP

iOS LogoiPhone
Android LogoAndroid
Koha Jone KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Results

Po 549 (11.6%)
Jo 4185 (88.4%)

Vota totale: 4734

Më shumë nga Aktualiteti

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: ...

Njerëzimi duhet ta zhvillojë inteligjencën artificiale duke ruajtur a...

Kosovës i ikën nga duart fitorja historike ndaj Austrisë, Zhegrova dh...

Rama për “Flamingo Mirror”: 127 mijë kërkime në orët e para dhe 122 s...

Ndryshim moti në Itali: Shira dhe stuhi, temperaturat zbresin

PD kërkon ndryshime në zgjedhjet vendore 2027: Rikthim të balotazhit ...

LAJMET E FUNDIT

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

5 orë e 57 minuta më parë

Njerëzimi duhet ta zhvillojë inteligjencën artificiale duke ruajtur aftësinë për ta kontrolluar

6 orë e 3 minuta më parë

Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e kancelarit gjerman Merz

6 orë e 17 minuta më parë

Kosovës i ikën nga duart fitorja historike ndaj Austrisë, Zhegrova dhuron spektakël

6 orë e 51 minuta më parë

Rama për “Flamingo Mirror”: 127 mijë kërkime në orët e para dhe 122 sulme kibernetike

8 orë e 15 minuta më parë

Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të mbetet peng i përplasjeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

8 orë e 20 minuta më parë
Më shumë lajme të fundit

LAJMET KRYESORE

Njerëzimi duhet ta zhvillojë inteligjencën artificiale duke ruajtur aftësinë për ta kontrolluar

Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të mbetet peng i përplasjeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ben Blushi: Jam Mesdhetar! …Në brigjet e Mesdheut ka lindur Zoti, shumica e profetëve që njohim, shkrimet e shenjta, alfabeti ...

“Shqipëria e Re” duhet të hyjë në fletën e votimit, përpara se të shuhet në Bulevard

Ben Manaj: Klaudia Hila po bën njerëzoren dhe burrneshën; ajo po bën Hillari Klintonin e këtij shekulli!

Koha Jone Capital K LogoTË PËRZGJEDHURA

1
Festivali i Sportit në Trento: Capello, Boban dhe Di Canio Rrëfejnë Triumfet dhe Pengjet e Futbollit Italian

Festivali i Sportit në Trento: Capello, Boban dhe Di Canio Rrëfejnë Triumfet dhe Pengjet e Futbollit I...

2
Massimiliano Mirabelli: Nga ëndrra CR7 dhe dështimet te sfida e Padovës kundër ish-Milanit

Massimiliano Mirabelli: Nga ëndrra CR7 dhe dështimet te sfida e Padovës kundër ish-Milanit

3
Një miqësi kampionesh: Tortu ruan dedikimin e Berrutit nga 80-vjetori

Një miqësi kampionesh: Tortu ruan dedikimin e Berrutit nga 80-vjetori

4
Italia, Mancini përjashton nëntë futbollistë nga udhëtimi në Francë

Italia, Mancini përjashton nëntë futbollistë nga udhëtimi në Francë

5
Përplasje e fortë në emision mes Flamur Nokës dhe Nikoll Lesit / KOHA JONE-DEBAT

Përplasje e fortë në emision mes Flamur Nokës dhe Nikoll Lesit / KOHA JONE-DEBAT

Më të lexuarat

KOHA JONË Lexo lajmet në aplikacion
SHKARKO
Koha Jone Logo

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

  • TË FUNDIT
  • LAJME
  • SPORTI
  • EKONOMI
  • EDITORIAL
  • WEBTV
  • AKTUALITET
  • RAJONI
  • KOSOVA
  • BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SHOWBIZ
  • SHËNDETI
  • SOCIALE
  • TURIZËM
  • KURIOZITETE
  • KULTURA
  • HISTORIKU
  • KONTAKT

  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C
  • Facebook Icon
  • Instagram Icon
  • YouTube Icon
NDËRTUAR DHE MIRËMBAHET NGA
Swiss Digital Logo

© 2024 KOHA JONE. All rights reserved.

PRIVACY POLICY