Media franceze për drogën në Shqipëri: Hetimi për Tahirin vazhdon, po ashtu edhe trafiku
Media francezet i kanë shkruar një artikull për çështjen “Tahiri” në Shqipëri.
Courrierdesbalkans.fr shkruan se hetimet janë në vijim dhe vetëm javën e kaluar në Greqi u kap një sasi e madhe droge, që sipas mediave greke është e miqve të ish-ministrit të Brendshëm.
“Pavarësisht nga presioni ndërkombëtar, qeveria e Edi Ramës bllokoi rastin Tahiri.
Kjo qeveri ka mbështetur ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, të akuzuar për lidhje me trafikantët e drogës. Ndërsa hetimi vazhdon, arrestime të mëdha u bënë javën e kaluar në Greqi”, shkruhet tek Courrierdesbalkans.fr


