Mediat gjermane shkruajnë për arrestimin e Arbër Çekajt, ja kush do të vendosë për ekstradimin

Mediat gjermane i kanë kushtuar një shkrim arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani I dyshuar si I impikikuar në trafikun e 613 kg kokainë, që u kapën muaj më parë në Durrës. Die Ëelt shkruan se policia njoftoi arrestimin e një kreu bande droge.

Në shkrim thuhet se për ekstradimin e Çekajt, të kërkuar nga autoritetet shqiptare, do të vednosë një gjykatë rajonale.

“hetuesit e Zyrës Federale të Policisë Kriminale arrestuan të premten në Dusseldorf kreun e dyshuar të një bande droge. 48-vjeçari shqiptar akuzohet për kontrabandën e më shumë se 600 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Shqipëri në shkurt, 48-vjeçari thuhet se ka kryer importin e drogës nëpërmjet një kompanie që ai drejton në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria kishte kërkuar ekstradimin e të dyshuarit. Për ekstradimin ose jot ë tij do të vendosë një gjykatë rajonale”, thuhet në shkrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?