FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mentor Petrela: Frika e arrestimit kur më çuan në Burrel gjatë komunizmit

Ai është një nga kirurgët më të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

Bëhet fjalë për Mentor Petrelën, që në një intervistë të dhënë për Panorama, tregon peripecitë e jetës së tij.

Petrela flet edhe për vitet e komunizmit, kur e transferuan në Burrel. Ai shprehet se ka jetuar me frikën e arrestimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me dallgën e parë të luftës së klasave që nisi, gjëja e parë që ndodhi ishte largimi nga spitali i elementëve që prej tyre ishin në listën e zezë. Me biogradinë që kisha, nuk prisja të më mbanin ende në spital. Më dërguan në Burrel për tri vite e gjysëm. Unë kur kam shkuar në Burrel, kam shkuar me mendjen që do më fusnin në burg. Nga shtatë veta që shkuam ne, dy përfunduan në burg. Ka ardhur im atë dhe të nesërmen më tha: “ti qenkë shumë mirë këtu”. E bëri këtë për të më ngritur moralin. Dhe në fund më kujtoi një shprehje të Nietzche­s: “po s’të vranë, do të bëjnë më të fortë”. Mos u dorëzo, këta janë të egër më tha”, kujton mjeku i njohur. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?