Merr flakë makina në mes të tunelit të Elbasanit, krijohen radhë të gjata trafiku
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugon Elbasan-Tiranë. Një makinë është përfshirë nga flakët brenda tunelit në këtë rrugë, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht deri më tani bëhet me dije se nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë për shkak të makinës në flakë janë krijuar radhë të gjata automjetet dhe trafik në krahët e tunelit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

