Mesazhi i fortë i deputetit të PD: Kryeprokurorja e re u votua nga të njëjtat ‘duar’ që mbrojtën Tahirin

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me situatën e krijuar dje në sallën e Kuvendit, ku u zgjodh edhe kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku.

Nënkryetari i Grupit parlamentar Gent Strazimiri vuri në dukje se puna e parë e Prokurores së Përgjithshme është ndjekja penale e opozitës.

Pas procedimit penal për të dhe 9 kolegët e tij, Strazimiri tha se Kryeprokurorja është zgjedhur me të një njëjtat vota të mafias qe mbrojti Saimir Tahirin nga Prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI I STRAZIMIRIT
U zgjodh ekzaktësisht me të njëjtat vota, nga të njëjtat duar të mafias, që mbrojti ditën për diell Saimir Tahirin, atë të Habilajve nga…prokuroria…
Nuk mund ta fillonte ndryshe vecse duke penalizuar “anti-mafian” e parlamentit… opozitën!
E inaugurojnë “siç e do zakoni” gjithmonë, me “grupin e deputetëve”!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?